Melodia më e ëmbël për të vegjëlit tuaj

 

 

LitCor Audio është një iniciativë e platformës LitCor, e cila ofron një katalog të larmishëm me përralla audio në gjuhën shqipe, të shoqëruara me muzikë të lehtë dhe klasike.

 

Gjithçka në shqip

Përrallat audio ofrohen në shqip, me qëllim mbrojtjen e gjuhës amtare në mjedisin global në të cilin po jetojmë.  

Kujdesemi edhe kur punojmë

Edukimi i një individi nis që në vegjëlinë e tij. Pavarësisht angazhimeve të karrierës, ne duhet të kujdesemi për >>> fëmijët tanë.   

Edukim nëpërmjet artit

Mësimi nëpërmjet artit ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm shoqëror dhe emocional të fëmijëve. Gjithashtu, ndërton aftësi shumë të vlefshme për të arritur suksesin në jetë.

Mësojmë shëndetshëm

Përqëndrimi për një kohë të gjatë në ekranet me ngjyra të paisjeve elektronike është ndër faktorët ndikues në rritjen e problemeve me shikimin. Versioni audio i përrallave mbron sytë e fëmijëve tuaj.

Audio-Libra
Përralla për fëmijë

Shfletoni katalogun me audio-libra, nga ku mund të përzgjidhni historitë e preferuara të fëmijëve tuaj. Krijoni planin tuaj mujor të personalizuar të përrallave nëpërmjet përzgjedhjes suaj të lirë.